Mediat serbe: Damtohet pllaka përkujtimore e serbëve në Grackë të Vjetër, në të shkruhet “Hakmarrje”

Plaka Përkujtimore e të vramëve serbë në Grackë të Vjetër në Lipjan asht damtue nga persona të panjohun dhe në të asht shkrue “Hakmarrje”.

Këtë e ka thanë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic.

Jevtic për agjencinë e lajmeve ‘Beta’ ka thanë se policia asht tue hetue rastin dhe se ai ka me vizitue sot gjatë ditës Grackën e Vjetër.

Dy ditë para përvjetorit të të ranëve serbë, presidenti Hashim Thaçi, ka vendos lule në pllakën përkujtimore, i cili tha se krimet e tilla nuk duhet të mbeten pa u ndeshkue.

thaci serbet