Mediat serbe dhe maqedone: Në Tiranë po formohet ‘Shqipnia e madhe’

Mediat serbe dhe maqedone i kanë kushtue randësi të vecantë formimit të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon.

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipnia e Madhe’”, ky asht titulli i mediave serbe mbas konstituimit të këtij Unioni.

Unionin e komunave përveç kryeqytetit të Shqipnisë e përbajnë Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Lidhja e këtyne komunave ka për qëllim vendosjen e mekanizimit të bashkëpunimit të ndërsjell në fushat e urbanizimit, mjedisit, kulturës, investimeve dhe inovacioneve”.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkrue kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës.

kruaaa