Mediat serbe i hapin “luftë” futbollit kosovar

Mediat serbe kanë nisë nji fushatë denigruse për futbollin kosovar, mbas antarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Gazeta e njohun serbe “Blic” ka postue disa foto të vjetra të stadiumeve të Kosovës, të shumë viteve ma parë.

Kjo fushatë e mediave serbe ka si synim që me i dhanë përshtypje Europës, se futboli në Kosovë asht në nivele amatore dhe pranimi i Kosovës në institcionet ndërkombëtare ishte nji gabim.

Gazeta serbe “Blic”, përmend edhe stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” të Mitrovicës, tue shkrue që në njanin prej tyne, Kosova ka me i luejt ndeshjet për Kampionatin Botnor, dhe gjendja e tyne asht jashtë çdo standardi.

8493ce0a321de88dc7d5e5bbf55199c4