Mediat serbe: Qe çka po kërkon tash Lista Serbe

Serbët kanë me hy në Qeverinë e re të Kosovës, mbasi të marrin garancë jo vetëm për tri poste ministrore, por edhe për disa çashtje të randësishme, siç janë: formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, mbrojtjen e pronës dhe kthimin e sigurt të serbëve.

Mbasi që mediat në Kosovë të Mërkurën në mbramje raportuen se Lista Serbe, mbas negociatave disa orëshe me “koalicionin e luftës” dhe me Behgjet Pacollin, ka fitue Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Bujqësisë, simbas tyne intrigat rreth formimit të qeverisë duhej të kishin përfundue, shkruen Blic i Beogradit.

Mirëpo, edhe pse Kuvendi i Kosovës u konstituue dhe Slavko Simic u zgjodh Nënkryetar i Parlamentit, të cilin ka me udhëheqë Kadri Veseli, Lista Serbe nuk dëshiron me folë nëse ka me përkrahë zgjedhjen e Ramush Haradinajt për Kryeministër./telegrafi

Shperndaje në: