Mediat serbe: Kush ka me qenë kryeministri i ri i Kosovës, Kurti, Haradinaj apo…

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend nuk dhanë përgjigje definitive se kush ka me formue qeverinë e re, mbasi asnjana nga partitë/koalicionet nuk i mori votat e mjaftueshme.

Përveç mediave ndërkombëtare që po shkruejnë se në Kosovë mundet me pasë ngërç politik, edhe mediat fqije, ato të Serbisë, po ‘merakosen’ për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Mediat në fjalë, aludojnë se Ramush Haradinaj nuk ka asnji shans për me formue qeverinë e Kosovës, mbasi simbas tyne, koalicioni i tij fitoi shumicën e votave, por nuk doli fitues në zgjedhjet e 11 Qershorit. Por, surprizat janë të mundshme, shkruen B92.

Mandej aty thuhet, se nëse Ramush Haradinaj dështon me formue qeverinë, atëherë kryeministër mundet me qenë Albin Kurti, i cili i ka ba thirrje koalicionit LDK-AKR për me ju bashkue.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk i asht përgjigjë thirrjes së Kurtit për me formue Qeverinë.

Lista Serbe, simbas B92, ka me qenë vendimtare për me formue qeverinë e re të Kosovës. “Vendimi nuk ka me qenë i lehtë. A kanë me mbështetë Haradinajn apo Kurtin?