Mediat serbe: Nehat Thaçi mundet me u lirue sot, nesër kthehet në Kosovë!

Drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaci i cili qendroi në paraburgim për 30 ditë, sot i përfundon kjo masë e vendosun nga autoritetet serbe.

Simbas mediave serbe, Thaçi pritet që gjatë ditës me shkue në gjykatë për me kuptue se çka ka me u ba tutje me të.

Avokati i Thaçit, Spahovic ka thanë se sot kanë me shkue në Gjykatën e Naltë, për me marrë vendimin që do të merret ndaj drejtorit policor që u arrestue muejin e kaluem te vendi i ashtuquejtun “Dheu i Bardhë” në Serbi, i cili ishte nis për me krye disa punë të tij.

Vijesti tue citue Telegrafin serb shkruen se avokati Spahovic ka thanë që deri tash askush nuk ka ide se cili do të jetë vendimi i gjykatës.

“Sot gjykata ka me dhanë verdiktin e saj nëse ende ka nevojë që Thaçi me qendrue në paraburgim apo me u lirue. Sot na duhet të shkojmë në gjykatë, por me siguri që nuk ka asnji provë kundër Nehat Thaçit”, ka thanë Spahovic.

Gazeta Telegraf tue u thirrë në burime shkruen se qeveria ka konfirmue që Thaçi nuk do të ngarkohet me asnji denim, kjo mbas deklaratave të familjeve serbe që tërhoqën deshmitë e tyne.

Simbas këtyne burimeve, Thaçi mundet me dalë sot para gjykatës dhe nesër të kthehet në Kosovë, vonesë kjo vetëm për shkak të procedurave.

E për lirimin e tij, ka raportue edhe Televizioni Rrokum qe se shpejti Thaçi ka me u kthye në Kosovë.