Mediat serbe: Pse u provokue Serbia nga ky ushtrim i NATO’s!

Mediat serbe kanë shkrue se NATO ka zhvillue stërvitje të madhe ushtarake në Kroaci, pjesë e të cilave kanë qenë nji pjesë e ushtrive të ish-Jugosllavisë, përveç asaj serbe!

Siç ka shkrue portali serb alo.rs, ushtria kroate dhe sllovene kanë mbajt nji stërvitje ushtarake dy ditore, stërvitje këto nën kujdesin e aleancës së NATO’s.

“Ushtrimi ka përfshi rreth 2.000 ushtarë, në mesin e tyne ishin ushtarë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë.  Municionet e përdoruna ishin të NATO’s, të përbame kryesisht nga armët amerikane”, ka shkrue ky portal.

 Portali në fjalë ka ba të ditun se poligoni në Slunj, mbulon nji sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë, tue e ba atë të dytin ma të madh n’Europë – e stërvitjet u ndoqen nga aeroplanët amerikanë F16.