Mediat serbe: Qeveria e Kosovës ka lejue vendosjen e Car Lazarit

Mediet serbe në veri të Mitrovicës kanë zbulue se tana aktivitetet për vendosjen e permendores së Knjaz Lazarit në sheshin “Shumadija” janë ba në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Maric.

Tana aktivitetet për vendosjen e permendores së Car Lazarit në sheshin “Shumadija”, njeriu i cili ka komandue forcat e nji koalicioni në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe ka humbë Betejën e Kosovës në vitin 1389, janë ba në koordinim me Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe me ministrin Lubomir Maric, kanë zbulue mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Portali “Kossev” ka përcjellë fjalët e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, i cili këtij mediumi ja ka sqarue se koordinimi asht ba në bashkëpunim me ministritë relevante dhe të Doganës, shkruen Zëri.

“Bashkëpunimi, gjegjësisht koordinimi lidhun me këtë çashtje asht zhvillue në mes të pushtetit lokal, ministrive relevante dhe Doganës, mbasi që përmendorja në këtë rast asht punue në Serbinë Qendrore. Procedura asht shumë e qartë, donacioni i paraqitet Administratës së Pushtetit Lokal e mandej Pushteti Lokal e diskuton dhe sjell vendimin në mbledhjen e Kuvendit. Administrata Komunale mbas kësaj inicion çashtjen te institucionet tjera, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila jep pëlqimin e mandej informohet Dogana”, ka sqarue Rakic.