Mediat serbe: Rusia i drejtohet Ballkanit me 200 aeroplana!

Forcat Ajrore të ushtrisë ruse dhe asaj serbe kanë me mbajtë stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake në territorin e Serbisë dhe Republikës Serbe, shkruejnë mediat serbe, tue u thirrë në informata të agjencisë së lajmeve Interfax.

Po simbas tyne, këto stërvitje kanë me u mbajt në kuadër të ushtrimeve të shpalluna tashma taktike “Bars 2016” dhe në kanë me marrë pjesë dhetë formacionet fluturuese të ushtrisë ruse, si dhe avion (MiG-29) dhe helikopterë (Mi-8) të Ushtrisë së Serbisë.

Ndonëse ende nuk dihet zyrtarisht, mediat serbe paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka vendos me dergue ma shumë se 200 avionë në drejtim të Serbisë për me tregue plotësisht Forcat Ajrore të vendit të tij.

 Stërvitja do të ndiqet nga mbrojtja anti-ajrore e Ushtrisë së Serbisë, e cila ka me qenë në gjendje për me testue fuqinë e tyne kundër avionëve ma modern ruse, shkruejnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Simbas ekspertit ushtarak Miroslav Lazanski, performanca e stërvitjeve të perbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë asht e dobishme për shumë arsye, dhe se simbas tij, SHBA nuk ka të drejtë me nderhy në nji vendim të tillë sovran të Serbisë.