Mediat serbe vazhdojnë të merren me Ramush Haradinajn, qe çka shkruejnë tash

ramush haradinaj

Mediumi Serb, “Telegraf.rs” vazhdon me quejt kriminel, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në nji lajm të publikuem sot ata e kanë quejt Haradinajn, kriminel, e madje simbas tyne, ai vazhdon me qenë i kërkuem nga Serbia për shkak që akuzohet se ka vra serbë gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Blic.

Kujtojmë se, Haradinaj asht shpallë i pafajshëm në dy seancat gjyqësore në Gjykatën e Hagës ku ishte akuzue se ka krye krime lufte ndaj Serbëve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/99.

Për hir të korrektësisë, po e paraqesim lajmin ashtu siç ka shkrue ky medium:

RRËFIMI I RAMUSH HARADINAJT:

Jam gëzuar për partizanin, aty kanë luajtur shqiptarëtI ashtuquajturi Kryeministri i ri i Kosovës, krimineli Ramush Haradinaj, i cili është ende i ngarkuar nga Serbia, për akuzat se ka kryer krime lufte në Kosovë, ka dhënë një intervistë të gjerë për të përjavshmen “Ekspres.rs” në të cilën ai zbuloi se dikur ka qenë tifoz i Partizanit.

Ai ka vënë në dukje se i mbështet bardh e zinjtë sepse aty kanë luajtur shqiptarët gjatë ish-Jugosllavisë.

A po brohoritë ende për Partizanin? – ishte pyetja e gazetarit.

“Para luftës ka qenë kështu” – u përgjigj Haradinaj.

Pastaj ka ardhur përgjigja e gazetarit se edhe ata po ashtu e mbështesin Partizanin.

“Ka pasur shqiptarë që kanë luajtur, prandaj edhe e kemi shikuar.” – tha Haradinaj.

Duke marrë parasysh se Partizani ishte një klub Jugosllav, Haradinaj u hap pak më shumë për familjen e tij dhe tregoi se familja e tij nuk ishte besnike ndaj Titos dhe se disa prej tyre ishin të burgosur politikë.

“Se kemi shikuar për atë. Familja ime, thënë të drejtën, nuk kemi qenë Jugosllavët më të mirë, se kemi dashur Titon. Disa janë të çuditur. Ne ishim në burgje politike. Dihet se një prej familjarëve qëndroi në Pozharevc i vetmuar në izolim. Dhe Ramushi i parë, ndërsa unë jam i dyti, u varros në Beograd. Ai ka qenë me Partizanë, ka vdekur nga sëmundja, nuk ishte vrarë apo diçka e tillë.

”Për kë brohorsini tani? A e doni futbollin?

Jo shumë, nuk i kam përcjellë ekipet. I kam parë vetëm këta tanët kur kanë luajtur, mirëpo jo shumë. Nuk kam mundur ti shoh. Kam qenë në Francë kur ka luajtur Shqipëria me Rumaninë. Atëkohë isha në Zvicër, kështuqë disa miq më thirrën të shkojë. Është interesante ta shohësh se kush shkon atje dhe se ç’atmosferë është – përfundoi Haradinaj. / © Telegraf.rs – GazetaBlic /

Shperndaje në: