Mediat turke: Qe çka ka me u ba me shtëpinë e Gulenit në Turqi

Shtëpia ku ka lindë kleriku turk Fethullah Gulen, i akuzuem nga Ankara se qëndron mbas grushtit të shtetit në Turqi, ka me u shendrrue në tualet publik, raportojnë mediat turke.

Gulen ka lindë në nji shtëpi njikatëshe në Korucuk, në provincën qendrore të Erzurum’it, por tash jeton në Pennsylvania të SHBA’ve.

Turqia ka kërkue nga SHBA edhe ekstradimin e Gulen. Ndërkohë, ky i fundit ka mohe akuzat se qëndron mbas grushtit të shtetit.