Mediumi beogradas: Rusët paralajmërojnë se Thaçi dhe NATO po pregaditin nji sulm në Veri të Kosovës

E përditshmja serbe e kontrollueme nga shërbimi sekret serb “Informer” raporton se “krimineli i luftës dhe presidenti i të vetëshpallunës Kosovë, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me NATO’n dhe SHBA’të në msheftësinë ma të madhe po përegaditet për pushtimin e Veriut të Kosovës, paralajmërojnë analistët serbë”.

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në gjashtë muejt e fundit, për “luftën në veri” po pregaditen në bazën e NATO’s në Grafenëoehr të Gjermanisë. Atje ata po stërviten për ndërhymjen “blitzkrieg” (luftën rrufe) në Veri të Mitrovicës, në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton “Informer”, shkruen zeri.info

Kjo e përditshme shkruen se instruktorët amerikanë po pregaditin njiherit në Prishtinë nji plan për “mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, i cili përfshin transformimin e FSK’s në “Ushtri të Kosovës”, e cila kishte me fitue kështu pamvarësinë përfundimtare. Në këtë operacion, përveç shqiptarëve, kishin me marrë pjesë edhe pesë ushtri të shteteve anëtare të NATO’s, tue përfshi edhe Turqinë.

Tana këto informacione i ka publikue Anja Filimonova, gazetare ruse dhe president e Fondit për Kulturë Strategjikë, e cila në Moskë vlerësohet si njohëse e jashtëzakonshme e rrethanave ndërkombëtare.

Ajo paralajmëroi se Prishtina e ka nisë “fazën përmbyllëse të ndamjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia”.