Mediumi britanik: 50 banditë shqiptarë arrestohen çdo javë (foto)

Policia po përballet me nji valë të krimit në Shqipni, ku çdo javë arrestohen 50 persona. Këto arrestime bahen në kuadër të luftimit të drogës, shkruen Daily Mail.

Këto Shifra tregojnë se mija njerëz nga shteti i vogël ballkanik po mbahen në Britani të Madhe për vrasje, vepra seksuale, trajtim droge, pastrim paresh, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje.

Agjencia Kombëtare e Krimit asht shprehë se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tash janë ‘nji kërcënim i randësishëm’ në udhët e Britanisë.

Shefat e policisë në Britani thanë se grupet e krimit të organizuem nga ish-vendi komunist tash kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në krejt vendin, dhe se janë të gatshëm me mbrojtë tregun e tyne më çdo kusht. Në total, vitin e kaluem, policia arrestoi 8% kriminelë shqiptarë ma shumë se në vitin 2015.

Mija shqiptarë që jetojnë në Britani të Madhe dyshohet se kanë identitet falls, ata supozohet të jenë nga Kosova fqije, tue pretendue persekutimin gjatë konfliktit rajonal 18 vjet ma parë.