Mediumi i Shqipnisë: Nji kosovare shefe e diplomacisë shqiptare

Edi Ramës i kanë mbete edhe pak ditë për me shpalle kabinetin e ri. Fitorrja e pastër i jep atij komoditetin për me ba “çudina” me kabinetin e ri tue fute aty edhe emna nga jashtë kufijve të Shqipnisë , shkrualen portali Lapsi.al, që drejtohet nga Armand Shkullaku.

Madje, simbas këtij portali, po përflitet që pjesë e kabinetit me u ba edhe nji shqiptare e Kosovës, e cila mundet me qenë kryediplomatja shqiptare.