Mediumi serb kallxon se sa vlen Trepça

Mediumi serb, “Telegraf.rs” ka realizue nji kronikë të tanë për Trepçën, ku kallxon edhe pasuninë që mban ajo.
“Telegraf.rs” thotë se Trepça ka pasuni deri në 100 miliardë euro, e cila simbas tyne, asht pasuni e Serbisë dhe qytetarëve të Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Në kronikë e titullueme “E kujt asht Trepça”, medumi serb kallxon historinë siç ata e dinë.

Simbas tyne, Nikola Pasic ka marrë koncesion për të gjithë zonën mbas luftave të Ballkanit.

“Më 10 Tetor 1930, pronësinë e minierës e mori Britania e Madhe. Këtë pronësi, Serbia e ka fitue mbas luftës së 1999”, e që simbas tyne, tash kjo pasuni i takon Serbisë, shkruen mediumi serb.