Mediumi serb, lajm interesant për qeveritë e Kosovës, Shqipnisë dhe Serbisë

Qeveritë e Shqipnisë, Kosovës dhe Serbisë kanë me zhvillue frik nji mbledhje të përbashkët, raporton gazeta serbe ‘Danas’, e cila citon burime diplomatike.

“Kjo mbledhje asht tashma e pregaditun tue marrë parasysh edhe projektin e filluem në kuadër të Procesit të Berlinit. Ka sheja se kjo mbledhje ka me u zhvillue shumë shpejtë”, ka thanë nji diplomat në kushtet e anonimatit për gazetën serbe.

Ma tej, ai ka shtue: “Beogradi, Tirana dhe Prishtina kanë me përfitue nga projektet e përbashkëta. Asht normale që takime të tjera të zhvillohen në të ardhmen”.

Ndërkohë, nuk asht ba i ditun vendi ku ka me u zhvillue kjo mbledhje dhe nëse shtetet kanë me prezentue me simbolet e tyne zyrtare.