Mediumi serb: Qe çka kërkon Lista Serbe në këmbim të mbështetjes së Qeverisë Haradinaj

Lista Serbe tash për tash nuk dëshiron me folë rreth asaj se nëse ka me mbështetë zgjedhjen e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës.

Blic’i serb shkruen tue citue burime pranë zyrtarëve të naltë të qeverisë serbe se vetëm tre ulëse ministrore nuk kanë me qenë të mjaftueshme me mbështetë Haradinajn – mbështetja e serbëve asht e kushtëzueme me kërkesa shumë ma të hollësishme.

“Lista Serbe asht nji tas në peshore që kishte me mundësue formimin e qeverisë Haradinaj dhe serbët nuk kanë me heq dorë nga ky rast. Edhe pse shqiptarët mendonin se ministria e bujqësisë që ju premtoi për personelin e Pacollit që të përmbushte orekset e tyne, nuk kishte me qenë aq e thjeshtë”.

“Kërkesë reale ka me qenë formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe, mbrojtja e pronës serbe në krejt Kosovën dhe jo vetëm në veri, privatizimi i drejtë i ndërmarrjeve, si dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullsisë”, tha ky burim për Blic’in serb.

Shperndaje në: