Mediumi serb zbulon kend e shqetëson formimi i ushtrisë së Kosovës

E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” shkruen sot se NATO shpreh shqetësim lidhun me propozimin që Forca e Sigurisë së Kosovës me u shendrrue në nji forcë të armatosun, pa ndryshimet kushtetuese.

Simbas këtij mediumi, NATO konsideron se veprimet e tilla të njianshme nuk janë të dobishme.

Novosti shkruen: “Sekretari i Përgjithshëm këtë mesazh jau përcjelli drejtpërdrejt autoriteteve të Kosovës. Ai gjithashtu ju bani thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të afërt me Beogradin”, thuhet në përgjigjën e marrë të Novosti’t nga zyrtarët e NATO’s në Brukel, lidhun me çashtjen se cili asht pozicioni i Aleancës”.