Medvegjë, prishen varrezat e moçme shqiptare nga ‘arkeologët’ e rremë

Përveç problemeve të shumta dhe presioneve, banorët shqiptarë nga fshatnat përreth Medvegjë, janë përballë këto ditë me nji formë të re të shqetësimit. Në disa vende në fshatin Tupallë, në njëzet ditët e fundit arkeologë të panjohun, të rremë, kanë përdhosë disa varre të moçme ma shumë se nji shekull.
Edhe pse këto raste janë raportue rregullisht në polici, banorët e shqetësuem të Tupallës ende nuk kanë informacion mbi masat e marruna nga autoritet lokale në zbatimit të ligjit.

Simbas dëshmisë së banorëve të fshatit Tupallë, në disa vende të ndryshme në fushat e këtij fshati, në 20 ditët e fundit në pikë të ditës persona të panjohun kanë çelë varret private që datojnë nga periudha nga fundi i shekullit 19 dhe në fillim të shekullit të 20’të. Tue qenë që varret janë ma shumë se nji shekull, të shënuem me çallmat dhe me mbishkrime të moçme persiane, nga ana e “arkeologëve” janë përdhosë pa dokumentet përcjellëse dhe lejen e pronarit, banorët kanë alarmue policinë lokale, e cila deri tash ka mbetë e heshtun për këtë rast.

Për shkak se e tanë kjo ndodhë në momentin kur Fondi për të drejtën humanitare e ka informue opinionin vendor dhe ndërkombëtar në lidhje me praktikën e konfiskimit të paligjshëm të vend-qëndrimit kryesisht të nacionalitetit shqiptar, shfaqja e arkeologëve të rremë ka shkaktue shqetësime dhe ndjenjën e pasigurisë në mesin e shqiptarëve, të cilët për shekuj kanë jetue në Komunën e Medvegjës, njofton Teleskopi.net.

3_1466400042-5117862