Megjithatë Çollaku jep shpresa: Qe deri kur hiqen vizat!

bekimcollaku

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme, LIBE, i Parlamentit Europian pritet që sot mbasdite me votue për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, nji hap ky para se Parlamenti Europian me vendosë nëse qytetarët e Kosovës munden me udhëtue pa viza në zonën Schengen.

Ndërsa kundërshtimet e BE-së ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën janë shtue mbas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë theksue për arsye të, si thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupcionit dhe krimit t’organizuem në nivel të naltë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku në nji intervistë për Indeksonline thotë se votimi i sotëm do të mundësonte që procesi i liberalizimit të vizave të ecën përpara, por nuk asht vendim përfundimtar i Parlamentit Europian, mbasi kjo pritet me ndodhë në nji seancë plenare të mavonshme dhe simbas tij asht ende e veshtirë të përcaktohet koha se kur do të mundet me udhëtue pa viza të gjithë qytetarët e Kosovës.