Megjithatë, Edi Rama i telefonon kryeministrit grek Tspiras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka zhvillue nji bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Kështu ka raportue para pak kohe, televizioni shtetnor grek ERT.

Simbas inofrmacioneve paraprake, biseda telefonike asht krye me kërkesë të kryeministrit shqiptar. Dy udhëheqësit kanë theksue randësinë e përforcimit të marrëdhanieve dypalëshe, për interes të dy popujve, por edhe të rajonit në tanësi.

Kryeministri Tsipras i ka dhanë randësi faktit që pala greke mbetet e angazhueme në këtë përpjekje, por ka theksue se veprimet e kohëve të fundit dhe retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e nji klime të mirëbesimit të nevojshëm për ecuninë e marrëdhanieve dypalëshe.