Megjithatë LDK i hap rrugën anëtarëve të OSHP me 30 Mars

Atë çka nuk e bani LDK’ja para nji jave, e nisi sot.Deputetët e kësaj partie së bashku me parneret e tjerë të koalicionit me 65 vota pro, zgjodhën 3 anëtarët e Organit Përzgjedhës të Anëtarëve të OSHP’s.
Anëtarët e këtij komisionit kanë me qenë Gyltene Sylejmani, Nenad Llaziq dhe Afërdita Bytyqi, ndërsa me 30 Mars, Kuvendi ka me u mbledhë prapë për me votue për anëtarët e OSHP’s që ka me zgjedhë ky komision.

 

E kjo seancë nisi me 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel.

 

Mbas kësaj simbolike të pranishmëve iu drejtue i pari i Qeverisë, Isa Mustafa i cili shprehu ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Bruksel tue thanë se Kosova asht e interesueme me qenë pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit. Ai ka sigurue se Qeveria asht tue i marrë t’gjitha masat e nevojshme për me rritë sigrunë në vend si dhe ka ftue të gjithë ata kosovarë që po rreshtohen krahas organizatës terroriste ISIS me u kthye në Kosovë.

 

Kuvendi gjithashtu kujtoi edhe 24 Marsin e vitin 1999, kur forcat aleate të NATO’s, bombarduen caqet ushtrisë dhe policisë serbe.

 

E mbas kësaj simbolike,në Kuvend u ndëgjuen shumë deklarime të deputetëve e pyetje parlamentare.

 

Deputetja e LDK’s, Alma Lama e pyeti Kryeministrin Mustafa për bisedimet e Brukselit, tue u interesue nëse kanë me u diskutue edhe për pagesat e dameve të luftës së fundit.

 

Mirëpo fjalë të ashpna për Qeverinë, pati edhe deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha i cili asht edhe pjesë e grupit paralmetar të LDK’s.