Mehmetaj: AAK ne qeverisjen e Prishtines ka me qene ne sherbim te qytetarit, e jo qytetari ne sherbim te AAK’s

I ftuemi i pare n’emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ishte shefi i Grupit Parlametar të AAK’s Brahim Mehmetaj.

Per bashkeqeverisjen ne Prishtine, Mehmetaj tha se kjo asht ba prej kur Shpend Ahmeti u zgjedh si Kryetar i kryeqytetit.

“Pike kryesore e bashkeqeverisjes asht marrja e obligimeve qe na e kemi marre me shume kenaqesi. Une mendoj qe per me udheheq nji vend duhet me dashte ate vend, e Gent Begolli asht i Prishtines dhe e don shume, besoj se ka me ba pune te mire”, tha ai.

Ndersa ne pyetjen se a asht e mjaftueshme per AAK’n vec nji drejtori, Mehmetaj tha se AAK ka kapacitet edhe per ma shume drejtori, por qysh tha ai “per fillim asht mire”.

“Asht gabim, se nuk duhet me u bllokue qytetari per shkak te konflikteve personale”, tha nder tjera Mehmetaj, lidhun me bllokimin e Kuvendit komunal te Prishtines.

Ai i bani thirrje asambleistave te Asamblese komunale te kryeqytetit me punue ne interes te qytetarit, madje ai vleresoi se kete duhet me ba edhe nese bjen ndesh me partine qe i takojne.

“Tue e marre parasysh profesionalizmin e drejtorit qe na e kemi propozue, une besoj shume se kemi me dale mire ne fund te mandatit. Nuk e di a mundeni me besue por na i kemi vizitue lagjet e kryeqytetit qe nuk kane trotuare, ka lagje ku nuk shkon as autobusi e femite detyrohen me ec 2 km per me shkue ne shkolle”, tha krejt ne fund Mehmetaj, tue shtue se rezultatet e para te kesaj drejtorie kane me u pa qysh ne muejin e pare.