Mekanizmi i Kombeve të Bashkueme merr vendim për lirim të parakohshëm të Florence Hartmann

Simbas nji deklarate të Mekanizmit të Kombeve të Bashkueme për Tribunalet Kriminale Ndërkombëtare, asht marrë vendimi për kërkesën urgjente për me i dhanë Florence Hartmann lirim të parakohshëm, e cila u dënue me 25 Mars.

Ish-zadhanëses së Tribunalit të Hagës iu dha lirim i parakohshëm, me vendim të Presidentit të Mekanizmit të Kombeve të Bashkueme për Tribunalet Kriminale Ndërkombëtare. Kërkohet që ky vendim të hyjë në fuqi sa ma shpejtë që asht e mundun.

Presidenti i Mekanizmit ka vlerësue sjelljen e Hartmann në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkueme, andaj ai kërkon lirim të parakohshëm të saj.

Ai thotë se për këtë vendim asht konsultue me shumicën e gjyqtarëve të dënimit që janë pjesë e Gjyqtarëve të Mekanizmit, por gjithmonë në pajtim me Rregullat e Procedurës dhe Provave të Mekanizmit.

Vendimi i Presidentit për dhanien e lirimit të parakohshëm për Hartmann, mori parasysh nji ankesë të veçantë që e kishte paraqit Hartmann në lidhje me kushtet e qëndrimit të saj në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve të Bashkueme.