Meksikë: 52 persona nxirren të gjallë nga gërmadhat

Prefekti i Mexito City, Miguel Angel Mancera, ka thanë sonte se 52 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndërtesave të shembuna si pasojë e tërmetit.

Ai tha se bilanci i viktimave në Mexiko City asht 93, nji numër dukshëm ma i ulët se sa të dhanat e raportueme ma herët nga qeveria federale.

Mancera po ashtu tha se ma s’paku 38 ndërtesa pothuejse janë shndërrue në gërmadha.

 

 

Shperndaje në: