Melania norvozon amerikanët, keni m’u befasue për çka! (foto)

Zoja e Parë e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Melania Trump, ka shkaktue reagime të forta të publikut amerikan, mbasi ka ba nji veprim të papërshtatshëm.

Bashkë me Presidentin Trump, ajo u nis për në Houston të Texas’it për me vizitue zonat e prekuna nga uragani Harvey, që la të vdekun 9 persona dhe shkaktoi dame katastrofale në qytet.

Por, ajo u fotografue me taka të nalta para se të nisej për në Houston nga Washingtoni, gja që shkaktoi zemërim të madh të opinionit publik amerikan.

Tue qenë se situata në Houston nuk asht aspak e mirë, ajo ishte dashtë me veshë diçka që asht e përshtatshme për këtë rast, mbasi zonat e prekuna nga uragani janë tanësisht të zhytuna nën ujë.

Mediat amerikane nuk e kanë kursy hiq Melanian, tue thanë që nuk janë të sigurtë nëse ajo e di se ku po shkon.

“Ato taka do ta ndihmojnë me qëndrue mbi ujë”, shkruen nji tjetër gazetar amerikan.

Melania, modele me prejardhje nga Sllovenia, asht kritikue shpesh nga mediat amerikane për mosinteresimin e saj për punën që ban burri i saj, si dhe për mospërfaqësim të denjë të popullit amerikan si Zojë e Parë e SHBA’ve.