Memli Krasniqi flet për takimin e liderëve të PAN’it

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësue si të rregullt takimin e liderëve të koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK, Ukë Rugovë.

“Asht takim i rregullt, nuk asht asgja e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partnerë të koalicionit. Asht në bazën e takimeve gati ditore, por që u ba medial për shkak se u takuem në nji vend publik, s’ka asgja të jashtëzakonshme asht nji koalicion stabil dhe asht takim i rregullt që priten të vazhdohen edhe në ditët e ardhshme”, ka thanë Krasniqi.

Krasniqi ma tutje në nji intervistë për Insajderin ka pranue se në këtë takim asht diskutue për ndamjen e posteve ministrore. Ai ka tregue se për këtë çashtje asht bisedue edhe në të kaluemen dhe ka me u bisedue edhe në të ardhmen.