Memli Krasniqi: Qe pse PAN’i nuk erdhi në seancë

Koalicioni PAN nuk ishin prezentë sot në seancën, të cilën vetë e kishin thirrë me zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët e Parlamentit të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ba të ditun se cila ishte arsyeja që ata nuk morën pjesë në këtë seancë.

“Na ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë, që ishin vonue për seancë, dy nga PDK, nji nga AAK dhe nji nga NISMA”, ka thanë Krasniqi.

Simbas tij, ishte çashtje teknike krejt mungesa e tyne.

“Kryesuesi i seancës e shtyu vazhdimin e seancës pa u konsultu aspak. Na jemi të gatshëm me vazhdue nga ky moment”, ka përfundue Krasniqi.

Shperndaje në: