Menaxheri i fushatës së Clinton: Rusia ka ba publike email’at, po ndihmon Trump’in!

Menaxheri i fushatës së Hillary Clinton ka deklarue pretendimet e tij se hacker’at rusë kanë ba publike email’at e Komitetit Kombëtar Demokratik si nji përpjekje për me ndihmue Donald Trump me i fitue zgjedhjet në Nandor.

“Ky vjen si nji hap ma shumë drejt ndryshimeve në platformën Republikane për me ba atë ma pro-ruse”, tha Robby Mook për CNN të Diellen.

Hacker’at hynë në serverat e KNB’s në mes të Qershorit.

Mook vuni në dokje pozicionin Trump ndaj NATO’s , mbas deklaratës së tij se ai jo domosdoshmënisht ka me ndihmue aleatët, të cilët nuk kanë kontribue mjaftueshëm financiarisht për organizatën.

Menaxheri i fushatës së Hillary Clinton argumentoi se pozicioni i Trump ka me ndihmue shumë Rusinë në Europën Lindore.

“Unë nuk mendoj se asht rastësi që këto email’a u publikuen në prag të konventës dhe unë mendoj se kjo asht shqetësuese”, tha ai.