Menjiherë mbas kandidatures, Veseli kallxon se çka don me ba me PDK’n

Kryetari në detyrë i PDK’s, Kadri Veseli, mbas shpalljes së kandidaturës së tij zyrtare për me marrë udhëheqjen e PDK’s, shkurtimisht i ka përmend edhe disa prej pikave të programit të tij politik.

Këto pika, Veseli tha se bazohen në mbi dy dekada të përvojës së tij politike dhe të luftës për lirinë, pamvarësinë e atdheut dhe në integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Së pari do të vazhdoj me ngritjen e Partisë Demokratike të Kosovës si partia më e madhe në vend.
Unë synoj jo vetëm t’i ruaj sukseset e deritashme të PDK-së, por edhe t’i shtoj ato. Ne kemi fituar 6 palë zgjedhje lokale dhe nacionale dhe do të luftoj që ky rend i sukseseve të njëpasnjëshme të mos ndërpritet, por vetëm të pasurohet me fitore të reja në zgjedhjet lokale 2017 dhe ato nacionale më 2018.
Unë do të vazhdoj politikën e partneritet ndërkombëtare, veçanërisht më vendet që ishin gjithmonë pranë Kosovës. Këtë u kam bërë me dije edhe partnerëve të Kosovës gjatë vizitave të mia të fundit në Uashington, Berlin dhe Bruksel.
Këtë partneritet do ta kultivojë edhe në nivel të partisë. Për këtë e kam synim që në vitet e ardhshme ta mundësojë anëtarësimin e PDK-së në familjen e madhe të partive djathta të Evropës”, tha Veseli.

Veseli kujtoi firmosjen e MSA’s, tue thane se po ecim përpara me hapa të sigurt drejt anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.

Nuk do të vonojë dita që Kosova të anëtarësohet në këto struktura Euro-Atlantike dhe PDK do të jap maksimumin e burimeve dhe energjive që të ndërmerren sa më shpejtë reformat e nevojshme dhe të përmbushen kriteret dhe standardet përkatëse. Kjo do të thotë që kriteret e Kopenhagës, konsolidimi i demokracisë, ndërtimi i një ekonomie funksionale të lirë të tregut, garantimi i sundimit të ligjit dhe sigurimi i standardeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe pakicave do të jenë objektivat kryesore të punës së partisë sonë”, tha Veseli.