Mërgim Lushtaku shkruen diçka mbas betimit si deputet (foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Mërgim Lushtaku, mbas dhanies së betimit si deputet asht zotue se ka me punue në shërbim të qytetarëve,

Lushtaku ka shkrue në “Facebook” se me krenari dhe me emocione ka dhanë betimin për Deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se, Mërgimi asht djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Postimi i plotë i Lushtakut:

“Sot, me krenari dhe nën emocione të përziera dhashë betimin për Deputet të Kuvendit të Kosovës. Na priftë e mbara, dhe Kosova udhëtoftë në rrugën e duhur drejt zhvillimit dhe integrimeve në strukturat euro-atlantike. U përjetësoftë amaneti i tërë atyre që kanë rënë për Kosovën me ëndrrën që vendi ynë të bëhet. Me bindje dhe angazhim të paluhatur, do të punoj dhe jap kontributin në shërbim të qytetarëve e të vendit. Zoti na ndihmoftë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”

20526053_1446274718787040_8211663097162253112_n-1