Merkel deklarohet mbas humbjes në zgjedhje

Rezultat i hidhët, kështu e cilësoi kancelarja Merkel humbjen në zgjedhjet e Berlinit, tue thanë se ka nevojë që t’u shpjegojë ma mirë gjermanëve politikën mbi emigrantët.

“Nëse vullneti i popullit asht që të mos ketë nji tjetër situatë siç ka qenë deri sot me nji emigracion të pakontrolluem, kam me u mundue që kjo të mos përsëritet” u shpreh Merkel, e cila mori përsipër përgjegjësinë e humbjes.

Kryetarja e CDU, e përjashtoi faktin që ka me u përsërit i njajti skenar për emigrantët siç ndodhi në 2015, por konfirmoi se nuk ka me ndjek nji politikë të mbyllun për emigrantët myslimanë.