Merkel diskuton për Ukrainën me Putinin, Poroshenko’n dhe Hollande!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sonte ka me qenë nikoqire e takimit me presidentët e Rusisë, Ukrainës dhe Francës në të cilën ka me shqyrtue angazhimet për arritjen e paqes në Ukrainën Lindore, ban të ditun qeveria gjermane.

Në kumtesë theksohet se Merkel i ka ftue presidentin rus, Vladimir Putin, homologun i tij ukrainas Petro Poroshenko dhe shefin e shtetit francez, François Hollande për me ba vlerësimin për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për tejkalim të krizës në Ukrainën Lindore, si dhe me i shqyrtue hapat e ardhshëm në procesin paqësor.

Katër liderat kanë takime të përkohshme, në të cilat ka me diskutue për zbatimin e marrëveshjes së kryeqytetit bjellorus, të arritun me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës në Fror të vitit 2015.

Bisedimet e fundit të nivelit të naltë në të ashtuquejtunin format normandez u mbajtën në Tetor të vitit të kaluem në Paris.

Paralajmërimi për këtë takim katërpalësh pasoi mbasi zadhanësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert të Hanën deklaroi se kancelaria Merkel asht e gatshme me u takue me presidentin rus Putin, nëse ka progres në procesin paqësor për Ukrainën.