Merkel e ka nji porosi për Putinin!

05-16-putin-merkel-01

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thanë se vazhdon me qenë e hapun për nji takim të mundshëm me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në nji samit që do të mbahet në Berlin, për konfliktin në lindje të Ukrainës.
“Na ende jemi të hapun për nji gja të tillë por ende nuk ka vendim për këtë”, ka thanë  Merkel, gjatë nji konference për media në Berlin më 14 Tetor.

Merkel ka thanë se asht tue prit lajme nga diskutimet që po zhvillohet nga ekspertët lidhun me këtë çashtje.

Rebelët pro-rusë dhe ushtria ukrainase kanë fillue luftimet në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Dy marrëveshjet e armëpushimit, të nënshkrueme nga përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë në Minks kanë dështue.

Kremlini së fundmi ka propozue për nji takim më 19 Tetor, në mes të Merkelit, Putinit, presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe atij francez Francois Hollande për me diskutue për këtë çashtje.

Por ky takim ende nuk asht konfirmue.