Merkel: E papranueshme që disa vende nuk i duen myslimanët në vendet e tyne

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e gjykoi si të papranueshme që, disa vende të Bashkimit Europian refuzojnë të presin refugjatë, sepse ata janë myslimanë.

“Kjo nuk shkon aspak që disa vende thonë se në përgjithësi, na nuk duem të kemi myslimanë në vendet tona”, deklaroi ajo në nji intervistë për kanalin televiziv publik gjerman ARD. Tue u rikthye mbi propozimin e saj për të futë kuota ndamje të refugjatëve mbrenda BE’s, kancelarja theksoi se, secili duhet me ba pjesën e vetë dhe se nji zgjidhje e përbashkët duhet gjetë”.