Keni me u befasue çka po synon tash Merkel!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka me kandidue për nji mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme vitin e ardhshëm, ka thanë nji politikan i naltë nga partia e saj.

“Ajo ka me kandidue për Kancelare”, ka thanë Norbert Roettgen i Bashkimit Kristian Demokrat, për CNN.

“Ajo asht e vendosun absolutisht, dhe e gatshme për me kontribue në forcimin e rendit liberal ndërkombëtar”, ka thanë ndër të tjera Roettgen.

Gjermanët kanë qenë tue prit për muej të tanë për me pasë të qartë faktin nëse Merkel ka me ndjekë nji mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ajo çfarë asht e randësishme asht fakti se nji pjesë e madhe e elektoratit gjerman janë në kerkim të stabilitetit, në kohën kur Britania votoi pro largimit nga BE, zgjedhja e Donald Trump në Shtetet e Bashkueme dhe rritja e lëvizjeve populliste në disa vende europiane.

E nëse ajo ban nji gja të tillë, ka me qenë favorite për me fitue, thonë ekspertët politikë, edhe pse ajo po përballet me nji reagim të ashpër mbi politikat e refugjatëve në Gjermani dhe pranimin e qinda e mija njerëzve të larguem nga Siria, Afganistani dhe vende të tjera.

Zadhanësi i Bashkimit Kristiano-Demokratik, Jochen Blind, ndërkaq ka thanë se Merkel “ka me shpallë vendimin e saj në kohën e duhun”.