“Forbes”: Merkel, grueja ma e fuqishme e botes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel asht grueja ma e fuqishme e botës, simbas revistës ”Forbes”.

Në vendin e dytë renditet Hillary Clinton, ndërsa në të tretin Janet Yellen, presidentja e FED’it.

Në 20 vendet e para ndodhet edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, përkatësisht në të 19’tin.

Në 10 vendet e para të grave ma të fuqishme të botës ndodhet edhe drejtoresha e FMN’s, Christine Lagarde (6).
Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, ndodhet në vendin e katërt.