Merkel i shkruen letër Vucic’it: Normalizoi marrëdhaniet me Kosovën!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dërgue telegram urimi Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vucic, për mandatin e ri në krye të Qeverisë serbe, njofton Tanjug.
Merkel ka konfirmue mbështetjen e saj për qeverinë e re të Vucic, por i ka kujtue atij se do të ketë nji mandat me shumë sfida të vështira sikur janë; vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhanieve me Kosovën.

“Qeveria federale ka me vazhdue me ndihmue fuqishëm vendin tuej dhe kemi me vazhdue të ju mbështesim në rrugën europiane”, thuhet në mesazhin e Merkel.

“Ju uroj gjithë të mirat, fat dhe sukses në zgjidhjen e detyrave që keni përpara”, ka shkrua Merkel, simbas njoftimit të lëshuem nga Zyra për marrëdhanie me media e qeverisë serbe.