Merkel kallxohet e madhe me këtë deklaratë për turqit që shkojnë në Gjermani

Turqit janë të sigurt me ardhë në Gjermani, deklaroi kancelarja Angela Merkel të Diellën, tue qitë poshtë paralajmërimin nga Ankara se qytetarët e saj duhen me pasë kujdesë kur udhëtojnë atje, për shkak të rritjes së ndjenjës anti-turke.

Tensionet midis Berlinit dhe Ankara’s janë rritë muejt e fundit dhe paralajmërimi i Turqisë të Shtunën erdhi mbasi ministri i jashtëm i Gjermanisë tha të Martën që gjermanët që udhëtonin për në Turqi rrezikonin paraburgim arbitrar edhe në zonat turistike.

“Due me thanë humë qartë se të gjithë qytetarët turq munden me udhëtue këtu”, tha Merkel në qytetin veriperëndimor gjerman, Delbrueck.

“Asnji gazetar nuk arrestohet këtu dhe asnji gazetar nuk vihet në paraburgim. Liria e mendimit dhe sundimi i ligjit mbizotnojnë këtu dhe jemi krenarë për këtë”, tha Merkel.

Shperndaje në: