Merkel kërkon lirimin e 12 gjermanëve në Turqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Qeveria e saj mundet me “mendue përsëri” për raportet me Turqinë dhe ka kërkue nju pauzë në negociatat e Bashkimit Europian me Turqinë, mbasi autoritetet turke i kanë arrestue edhe dy gjermanë të tjerë.

Gjithsej 12 shtetas gjermanë tash janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”.

Në mesin e tyne asht edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili asht arrestue para gjashtë muejsh.

Shumë shtetas europianë janë arrestue në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuem për involvim në grushtshtetin e dështuem të vitit të kaluem, kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

 

 

Shperndaje në: