Merkel kundër Trump’it për luftën me Korenë (foto)

Në kohën kur tensionet në mes të Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Koresë së Veriut po shtohen, duket se Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përkrahjen e plotë të shteteve që bajnë pjesë në aleancën e NATO’s.

Gazeta gjermane ‘Handelsblatt’ shkruen se kancelarja Angela Merkel ka thanë që Gjermania nuk ka m’u rreshtue automatikisht përkrahë Washingtonit, nëse ky i fundit vendos me hy në ndonji konflikt ushtarak me shtetin komunist të Kim Jong’un.

Simbas gazetës, Merkel nuk e sheh opcionin ushtarak si zgjidhje të çashtjes së kërcënimit që vjen nga Koreja Veriore.

“Merkel e sheh nji konflikt ushtarak me Korenë shumë të gabuen”, shkruen Handelsblatt.