Merkel: Marrëveshja për Klimën asht e pakthyeshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Bashkimi Europian “asht ma i vendosun se kurrë për me shndërrue Marrëveshjen e Parisit për Klimën në nji sukses”.

Tue folë para Parlamentit gjerman, Merkel tha se BE qëndron mbas angazhimeve që parasheh marrëveshja dhe se ajo “asht e pakthyeshme dhe e panegociueshme”.

Më 1 Qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, ka vendos me tërheqë SHBA’n nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e nënshkrueme në vitin 2015 nga 195 vende.

Marrëveshja asht pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Me të, pothuejse çdo vend asht pajtue vullnetarisht me reduktue emetimet e gaznave serë – akumulimi i të cilave besohet se ngroh planetin.

Trump ka thanë se kjo marrëveshje asht në dam të industrisë amerikane.

Merkel ka me qenë nikoqire e samitit të G20’tës, apo grupit të vendeve ma të industrializueme, muejin e ardhshëm në Hamburg, ku çashtja klimatike pritet me qenë naltë n’agjendë.