Merkel: Mbyllja e “rrugës ballkanike” s’e zgjidh problemin e refugjatëve!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se mbyllja e t’ashtuquejtunës “rruga ballkanike” nuk e zgjidhte problemin e refugjatëve.

”Ky veprim nuk jep zgjidhje”, deklaroi Merkel gjatë nji interviste për radion gjermane MDR.

“Nuk zgjidhet problemi tue marrë vendime të njianshme. Nëse na do të deshtojmë n’arritjen e nji marrëveshjeje me Turqinë, atëhere Greqia nuk do të mund ta përballonte e vetme dhe për nji kohë të gjatë presionin e mbërritjes së migrantëve”, theksoi ajo.