Merkel me 28 Nandor fton Ramën në Berlin dhe i jep nji lajm të madh

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka me pritë në Berlin, kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama më 28 Nandor, pikërisht në përvjetorin e Pamvarësisë së Shqipnisë.

Vizita e tê parit të Qeverisë shqiptare në Gjermani ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipnisë në Bashkimin Europian.

Klan Kosova mëson se Merkel me këtë rast ka me ja kumtue edhe lajmin Ramës se BE’ja e fton Shqipninë për me i hapë negociatat për anëtarësim në bllok.