Merkel: Me u sigurue kufijtë e Shqipnisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ba thirrje që të sigurohet kufini i Shqipnisë dhe Maqedonisë me Greqinë, për me parandalue kalimin ilegal të refugjatëve.

Deklarata e saj u ba gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’s Ban Ki moon, ku në fokus të bisedimeve ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.

Merkel theksoi se për me tejkalue krizën asht shumë e nevojshme me pasë bashkëpunim midis Turqisë dhe vendeve europiane.

“Kemi vërtet nevojë me i sigurue kufijtë e Shqipnisë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu me i mundësue strehim për tanë azilkërkuesit. Zgjidhja e krizës mundet me ardh vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mundet me vendos stabilitet në Greqi”, tha kancelaria gjermane në fjalën e saj.

Merkel bani thirrje që të ndalet kalimi ilegal i refugjatëve përgjatë rrugës së tyne ballkanike.

Aktualisht në Greqi ndodhen afër 33.000 refugjatë, të cilët pritet me u kthye mbrapsht në Turqi në raste se marrëveshja e arritun me Qeverinë e Ankarasë, ka me u miratue plotësisht në samitin e radhës që ka me u mbajtë përgjatë datave 17 dhe 18 Mars.

Përndryshe, me mija refugjatë kanë mbetë të bllokuem prej javësh në kufinin e Greqisë me Maqedoninë.