Merkel në takimin e liderave të rajonit për emigrantët, mungon Kosova!

Liderat europianë dhe të Ballkanit Perëndimor janë takue sot me kerkesë të kancelarit austriak, Christian Kern, për me i diskutue strategjitë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë pjesë në këtë takim, në të cilin nga Ballkani Perëndimor morën pjesë edhe kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk asht tue marrë pjesë në këtë samit.

Para takimit, presidenti i Këshillit të BE’s, Donald Tusk, ka thanë para gazetarëve se “që nga dita e parë e krizës së emigrantëve, nuk kam pasë dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj asht rivendosja e kontrollit efektiv të kufijve të jashtëm të BE’s.”

Samiti i emigracionit ka me u fokusue po ashtu edhe në atë se si të mbahen mbyllun rrugët e Ballkanit që u përdoren vitin e kaluem nga qinda mija njerëz nga Siria, Iraku dhe Afganistani dhe nga vendet tjera të shkatërrueme nga krizat për me shkue n’Europën Veriore.