Merkel përgëzon Macron për fitoren në zgjedhjet legjislative

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi Presidentin francez Emmanuel Macron për maxhorancën absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të zhvillueme të Diellën, njoftoi zadhanësi i saj në “Twitter”.

“Angela Merkel shprehu gjithashtu dëshirën për me vazhdue bashkëpunimin e mirë për Gjermaninë, Francën dhe Europën”, simbas zadhanësit të saj, Steffen Seibert.

Presidenti Emmanuel Macron arriti me sigurue nji shumicë dërrmuese në Asamblenë Kombëtare, tue lanë mbas partitë e tjera dhe tue i dhanë vetes liri të plotë për me çue ma tej reformat, gjatë nji procesi votimi të karakterizuem nga nji shkallë abstenimi e paprecedentë.