Merkel po përballet me vija të kuqe për formimin e Qeverisë

Kancelarja Angela Merkel asht paralajmërue nga partnerët e mundshëm për koalicion se përballët me detyrë shumë të vështirë për me formue nji qeveri funkcionale.

“Politika nuk asht matematikë”, ka paralajmërue lideri i Partisë së Lirë Demokratik (FDP), Christian Lindner, partia e së cilit shihet si aleat i natyrshëm për koalicion.

Partneri ma i mundshëm për koalicion për Partinë Kristian Demokrate (CDU) të Merkelit asht FDP dhe të Gjelbërit, shkruen BBC.

Por, emigrimi dhe çashtjet tjera mund ta prishin nji marrëveshje të mundshme.

Nëse kancelarja deshton me arritë nji marrëveshje në muejt e ardhshme, atëherë Gjermania mund të përballët me zgjedhje të reja.

Me Social Demokratët e qendrës së majtë që kanë hedh poshtë mundësinë për m’u futë në koalicion, marrëveshja e vetme që ka mundësi me funkcionue do t’ishte i ashtuquejtuni “Koalicioni Xhamajka”, i cili mori emnin për shkak të ngjyrave zi, verdhë dhe gjelbër të partive të përfshime politike: e zeza e CDU’s, e verdha e FDP’s dhe e gjelbra e të Gjelbërve.

Lindner, partia e së cilit nuk pajtohet me të Gjelbrit në çashtje si Europa, edukimi me emigrantët, i ka akuzue disa njerëz se e kanë shndërrue “Xhamajkën” në nji projekt politik e romantik.

 

Shperndaje në: