Merkel: Refugjatët nuk e kanë sjellë terrorizmin në Gjermani

Kancelarja Angela Merkel ka thanë se refugjatët nuk e kanë sjellë terrorizmin në Gjermani, tue theksue se, ekstremizmi islamik egzistonte në vend përpara fluksit të emigrantëve.

Komenti vjen nji muej mbasi ajo pranoi se terroristët kanë përdorë fluksin e emigrantëve për me hy n’Europë, raporton “Reuters”.

“Fenomeni i terrorizmit islamik nuk asht nji fenomen që na erdhi nga refugjatët, na e kemi pasë dhe e kemi”, tha Merkel.

Udhëheqësja gjermane shtoi se, Islami kishte të drejtë të plotë të egzistojnë në vend, ashtu si fetë e tjera dhe mund të praktikohej për aq kohë sa nuk shkel kushtetutën.

“Na kemi thanë në mënyrë të qartë se nji mysliman që punon dhe jeton në bazë të kushtetutës, i takon Gjermanisë”, tha Merkel, tue përcaktue se terrorizmi dhe refugjatët janë çashtje krejtësisht të ndryshme.

“Terrorizmi asht diçka, nga i cili Gjermania ka vuejtë edhe në të kaluemen”, vuni në dukje ajo.