Merkel thrret për unitet për krizën me refugjatët!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kerku liderëve europianë që ta gjejnë nji zgjidhje të përbashkët, lidhun me krizën e vazhdueshme me refugjatë.

Në nji intervistë dhanë televizionit ARD, të Diellën, Merkel ka thanë se nuk ekziston nji “plan B”, nëse liderat deshtojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për n’Europë.

Ajo gjithashtu tha se Europa nuk mund ta lejojë Greqinë, nji vend që së fundmi ka pranu nji ndihmë të madhe nga BE, që të shkaktojë “kaos”, tue i mbyll kufijtë e saj.

Merkel shtoi se ajo asht “shumë optimiste” që Europa do të qendrojë e bashkueme dhe të përballet me krizën.

“Kjo asht nji fazë e randësishme në historinë tonë”, ka thanë Merkel.

Liderët europianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 Mars, për të diskutue rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz n’Europë, gjatë vitit 2015.